Transferimi i Nejmarit te PSZH tashmë vjen edhe me konfirmime. Nejmari sot për vizitë ka qenë në kampin stërvitor të Barcelonës, ku është përshendetur me bashkëlojtarët e tij dhe njëkohësisht ka njoftuar drejtuesit e klubit blaugran për largimin e tij.
Të njejtë gjë e ka konfirmuar edhe Barcelona nëpërmjet një komunikate të lëshuar në internet.
“Nejmar i shoqëruar nga agjenti i tij ka njoftuar drejtuesit e Barcelonës mëngjesin e sotëm për largimin e tij. Klubi e ka njoftuar atë që duhet të paguaj 222 milionë euro për ndërprerjen e kontratës”, shkruhet në njoftimin e Barçës.