Skuadra e Levantes në merkaton e kësaj vere transferoi reprezentuesin e Maqedonisë Enis Bardhi, mirëpo nëse ndonjë skuadër tjetër i dëshiron shërbimet e tij, duhet të paguaj një shumë të majme të hollash.
Skuadra spanjolle dhe shqiptari nga Shkupi firmosën marrëveshje deri në vitin 2020, ndërsa klauzola e largimit të Bardhit vlenë plotë 25 milionë euro. 22 vjeçari është futbollisti i tretë më klauzolë më të shtrejtë në skuadrën e Levantes.
Gjatë kësaj periudhe të përgatitjeve, Bardhi rezulton golashënuesi më i mirë te Levante.