Televisioni i Maqedonisë “Nova” është kyçur me pamje në pjesën e dytë të ndeshjes Kopenhageni-Vardarit që po zhvillohet në kuadër të turit të tretë eliminator në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë nuk kishte transmetim direkt nga ky television, me arsyetim të këtyre të fundit për shkaqe teknike.
Nga kjo situatë më të revoltuar ishin tifozët e flakët të Vardarit, të cilët shprehën revoltën e tyre në rrjetet sociale.
Kujtojmë që TV Nova kishte transmetimin direkt të ndeshjes së parë Vardari-Kopenhageni të luajtur një javë më parë në Shkup. /InfOSport.mk