Paraqitjet e Enis Bardhit me fanellën e Levantes po impresionojnë të gjithë në Spanjë, e në veçanti tifozët e skuadrës nga Valencia, që më në fund kanë gjetur një fenomen, i cili do të ndihmonte skuadrën në sezonin e ri futbollistik në La Liga.
Gjatë ditës së djeshme, Bardhi realizoi edhe golin e tij të tretë me fanellën e Levantes, dhe sërish nga gjuajtja e lirë, njëjtë sikurse edhe kundër Kadiz. Dhe krejt normale golat dhe paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa ra në syrin e shumë tifozëve të Levantes, ndërsa njëri prej tyre, me emrin Aitor, në profilin e tij në “Twitter” kishte shkruar : : “Të jetojë Maqedonia dhe nëna që ka lindur Bardhin” @LevanteUD #ThisIsBardhi.