Mançester Siti si çdo vit, ashtu edhe këtë vit është një ndër skuadrat që po shpenzon më shumë në blerjen e futbollistëve të rinj, fakt ky që ka bërë që drejtuesit e kësaj skuadre të mendojnë edhe për largimin e disa futbollistëve.
Mbi popullimi i disa nga pozicioneve në skuadër, ka bërë që Pep Guardiola të ju hapë derën të paktën tre futbollistëve të tij.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, fjala është për futbollistët si Samir Nasri, Eljakim Mangala dhe Keleçi Ihenaço.
“Nasri e di situatën, ne kemi shumë futbollistë në mesfushë. Sa i përket Mangalas, është një vendim që duhet t’a diskutojmë me përfaqeësuesit e tij. Ata janë këtu dhe na duhet të flasim. Ndërkohë, mendoj se Keliçi do të largohet prej nesh për të shkuar të Lester Siti”,- tha Guardiola duke u treguar derën kështu tre futbollistëve të tij të lartëpërmendur.