Sulmuesi suedez me origjinë boshnjake, Zlatan Ibrahimoviç dhe uellsiani, Garet Bejll janë emrat më të kuotuar për të lëvizur gjatë kësaj jave.
Ibra i cili po rekuperohet nga një dëmtim në gju u përfol se do të kalonte në SHBA te skuadra e Los Anxheles Galaksi, por sëfundmi ka vendosur që të qendrojë në Evropë dhe Mançester Junajtedi, ku luajti edhe së fundmi shihet si opsioni i tij më i mirë.
Sa i përket telenovelës Bejll. ajo është edhe me intriguese.
Real Madrid kërkon ta shesë atë duke i vendosur një shifër rekord, por vetë futbollisti ka bërë të ditur se kërkon të qendrojë duke thënë ndërkohë që po përgatitet fort për sezonin e ardhshëm.
Murinjo e kërkon me çdo çmim uellsianin, por së pari duhet të fitojë besimin e këtij të fundit.
Situata duket më e qartë për brazilianin Kutinjo, i cili është shumë pranë Barcelonës. Madje, marrëveshja mes tij edhe “katalunasve” thuhet se është arritur dhe se tashmë pritet që marrëveshja të arrihet edhe në nivel klubesh.
Një tjetër transferim që pritet të ndodh gjatë kësaj jave, është ai i Nejmar, i cili ndodhet para dyerve të Paris Sen Zhermen.