UEFA ka publikuar emrat e arbitrave që do të gjykojnë ndeshjen e turit të tretë eliminatorë ndërmjet Shkëndijës dhe Trakait.
Do të jetë arbitri maltez, Klejton Pisani, ai i cili do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e së enjtes në Strumicëë, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Alan Kamileri dhe Eduard Spiteri ndërsa delegat i Uefas do jetë hungarezi Ferenc Szekeli.
Pisani mbahet mend për dy penaltitë dhe kartonin e kuq ndaj Hamdi Salihit në ndeshjen që Skënderbeu e zhvilloi ndaj Sportingut të Lisbonës në ndeshjet e Liga Evropa në grupe.
Ndeshja Shkëndija – Trakai zhvillohet të enjten në stadiumin “Mladost” të Strumicës me fillim në ora 17:00.