Matiç kryen kontrollet mjekësore te Junajtedi

Mançester Junajtedi dhe Çelzi kanë arritur marrëveshje për transferimin e Nemanja Matiç në “Olld Traford”. Futbollisti serb pritet që sot të ju nënshtrohet kontrollimeve mjekësore, njofton “Telegraph”, përcjellë “infOSport.mk”.

Më herët gjatë ditës në rrjetet sociale u paraqit një foto, në të cilën shihej që Matiç kishte veshur fanellën e stërvitjes së Mançester Junajtedit, mirëpo ky informacion nuk është konfirmuar ende.

Matiç ka të veshur fanellën me №31,  që i takonte gjermanit, Bastian Shvajnshtajger.

Informacioni i “Telegraph” u shpërnda edhe në  “Tëitter” nga ish futbollisti i “Djajve të Kuq”, Fill Nevill, i cili punon si komentator për “Sky Sports”.

Me fillim në ora 20:00 Mançester Junajted do të zhvillojë një miqësore luksi ndaj Valerengas së Norvegjisë, ndërsa pas përfundimit të saj pritet që Hoze Murinjo të komentojë diçka lidhur me temën.

 

Leave a Reply