Mançester Siti turneun në tokën amerikane e ka mbyllur me fitore. Skuadra e Pep Guardiolas, shënoi fitore 3:0 ndaj Totenhamit në “Nissan Stadium” në Neshvill, teksa “spërsat” duhet të mbetën të kënaqur që nuk pranuan dyfishin e golave të shënuar.
Në të dyja pjesët Mançester Siti krijonte raste të pastërta para portës kundërshtare, mirëpo arriti që të shënojë vetëm tre gola, edhe atë përmes Xhon Stouns (10’), Rahim Sterling (72’) dhe Brahim Dias (90+1’).
Guardiola në këtë ndeshje bëri tre zëvendësime për dallim nga ndeshja e fundit ndaj Realit të Madridit, ndaj të cilëve “pasanikët” nga Mançesteri kishin shënuar fitore me rezultatin 4:1.
Në formacionin e parë te Siti u paraqitën Sterling, Fernandinjo dhe David Silva, duke zëvendësuar Serhio Agueron, Jaja turen dhe Fil Fouden. Që nga minuta e parë në këtë ndeshje luajti edhe Kajll Uoker, që duheshe të zbres në fushë ndaj ish shokëve të tij të deritashëm.
Në anën tjetër trajneri i Totenhamit, Maurisio Peçetino luajti me formacionin më të mirë që nga fillimi. Sulmin e skadrës nga “Vajt Hart Lejn” e udhëhoqi Hari Kejn, i ndihmuar edhe nga Kristian Eriksen, Dele Ali dhe Hari Uinks.