Jasir Asani ka debutuar me gol te skuadra e Pobedës, pjesë e së cilës u bë ditë më parë duke përforcuar rradhët e skuadrës nga Prilepi nga skuadra e Vardarit, nga e cila skuadër 6 muajt e fundit si i huazuar luajti te FC Shkupi.
Asani debutoi sot në ndeshjen ndaj Bellasicës, ndaj së cilës skuadër Pobeda shënoi fitore me rezultatin 4:1.
Asani u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, ndërsa realizoi golin e tretë për Pobedën, skuadër kjo e cila të enjten do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër kontrolluese kundër Osogovës nga Koçani.
Ndryshe golin e parë për Pobedën e realizoi Borçe Manevski nga pika e bardhë në minutën e 26-të, duke ndëshkuar në këtë mënyrë penaltinë e humbur e mysafirëve nga Strumica 5 minuta më parë nga ana e Kostovskit.
Mysafirët 5 minuta para fundit të pjesës së parë barazuan shifrat me anë të Sulev, teksa në pjesën e dytë Pobeda realizoi tre gola të tjerë me autorë Ilieski, Asani dhe Geshoski.
Ndeshjen e fundit gjenerale para startit të sezonit të ri në elitën e futbollit vendor, Pobeda do ta zhvillojë me 06 shtator kundër skuadrës së Kit Go nga Pehçeva.