Enis Bardhi në ndeshjen e tij të katërt me fanellën e Levantes ka shënuar edhe golin e tij të tretë, duke rrëmbyer në këtë mënyrë zemrat e tifozëve të skuadrës nga Valencia, që shpreson shumë gjatë sezonit të ri.
Bardhi realizoi sot në ndeshjen miqësore ndaj Viljarealit, në të cilën ndeshje skuadra e tij pësoi disfatë me rezultatin 3:1. Bardhi realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 34-të.
Ndryshe golat për “Nëndetësen e Verdhë” në këtë ndeshje i realizuan Trigueros (73’), Semedo (77’) dhe Gonzales (81’).
22-vjeçari Bardhi realizoi edhe në ndeshjet naj La Nucia dhe Kadiz, ndërsa këto gola janë një paralajmërim i bukur për vetë talentin shkupjan si dhe vetë skuadrën e Levantes, që vërtetë ka përfituar një super talentë në rradhët e veta.