Karlos Baka më nuk është pjesë e Milanit. Një gjë të tillë ka bërë ditur “Gazzetta dello Sport”, e cila në artikullin e saj sqaron të gjitha dyshimet.
“Montella nuk e do në ekip, ndaj dhe lojtari mund të quhet i lirë”, ky është titulli i artikullit të sotëm, që zbulon të rejat më të fundit për marrëdhënien e sulmuesit kolumbian me Milanin.
Pas shumë afrimeve, Baka si duket nuk bënë pjesë në planet e teknikut italian.
Opsioni i parë për Karlos Baka është skuadra franceze e Olimpikut të Marsejës, që një kohë të gjatë interesohet për shërbimet e sulmuesit kolumbian. Megjithatë ka një problem në bisedimet mes dy skuadrave, pasi Marseille kërkon vetëm huazimin e tij, ndërsa Milani në anën tjetër dëshiron ta shesë.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, tashmë në garë për Bakan ka hyrë edhe Lacio, drejtuesit e së cilës skuadër janë të gatshëm të paguajnë plotë 25 milion euro.