Pollozhani dhe Useini debutojnë me fitore te Flamurtari i Vlorës

Flamurtari i Vlorës ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të zhvilluar në Mavrovë të Maqedonisë. Të përzgjedhurit e trajnerit Shpëtim Duro mundën Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat 3:2.

Në formacion nga ekipi i vjetshëm te skuadra vlonjate ishin vetëm katër futbollistë, tre prej tyre në repartin e mbrojtjes, teksa në mesin e atyre që debutuan ishin edhe Artim Pollozhani, Muhamed Useini, Goran Siljanovski dhe braziliani Viktor Nildo Xhufo.

Që të gjithë ishin startues në ndeshjen ndaj Makedonija Gj. P, ndërsa që në start u vërejtë se do të jenë një përforcim i madh për skuadrën vlonjate.

Autorë të golave për Flamurtarin në këtë përballje ishin Franc Veliu, Ardit Hoxhaj dhe lojtari nga Guinea i ardhur nga Besëlidhja, 19-vjeçari Seku Kamara.

 

Ndeshje miqësore
Flamurtari – Makedonija Gj.P 3:2
Golashënues: Veliu, Hoxhaj, Kamara
Flamurtari: Nurkoviç, Jakovljeviç, Bicaj, Veliu, Mersini, Siljanovski, Useini, Polozhani, Musta, Xhufo, Bushiç

Leave a Reply