Një lajm jo i mirë për ekipin e Shkëndijës dhe gjithë tifozët e kësaj skuadre. Stefan Vujçiç, motori i “kuqezinjëve” në mesfushë mund ti mungojë skuadrës deri në pranverë. Vujçiç morri një lëndim në ndeshjen e kthimit në Finlandë ndaj Helsinkit, në të cilën ndeshje Shkëndija barazoi 1:1, duke siguruar kështu biletën për në raundin e tretë.
Fillimisht u mendua se bëhet fjalë për një lëndim më të lehtë, po rezutatet pohuan të kundërtën. Mesfushori kroato-gjerman ka shqyer ligametet, ashtu që atë e pret një pushim prej 6 muajve.
Kështu Shkëndija nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Vujçiç deri në janarin e vitit 2018-të, atëherë kur skuadra do të grumbullohet për fazën e përgatitjeve për sezonin pranveror.
Mungesa e tij do të jetë një goditje e rëndë për Shkëndijën, skuadër kjo e cila mund të ndërhyjë në merkato për të sjellë një zëvendësim adekuat për Vujçiç, vendin e të cilit nga futbollistët aktual mund ta zërë vetëm Enur Totre, i cili një gjë të tillë bëri edhe në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë në Lituani kundër Trakai.