Futbollisti i talentuar shqiptarë, Enis Bardhi, ka impresionuar me paraqitjet e tij fillestare me fanellën e Levantes, gjatë fazës përgatitore që kjo skuadër po i zhvillon në prag të sezonit të ri futbollistik në La Liga.
Dy golat e shënuar në tre ndeshjet përgatitore, kanë bërë që mediat spanjolle ti japin hapësirë talentit shkupjan, i cili pritet që të shpërthejë në sezonin e r i në La Liga.
“Të gjithë në klub flasin mirë për të, sidomos pas atij goli të shënuar ndaj Kadiz. Enis Bardhit i mjaftuan vetëm tre pjesë për tu bërë senzacion. Lirisht mund të thuhet se Levante në rradhët e saja ka një “fenomen”. Ai ka impresionuar me pjekurinë e tij që ka në lojë edhe pse bëhet fjalë për një futbollist të ri. Fakti që është i ri dhe i gatshëm për të marrë përgjegjësi, për Levanten ofron mundësi që të luaj me formacionin 4-3-3, pra të aplikojë një lojë më sulmuese” – shkruan gazetari David Rodrigez për “Superdeporte”.
Ai te Levante erdhi gjatë këtij muaji nga rradhët e skuadrës hungareze të Ujpesht, për një shumë prej 1.5 milion euro, edhe pse sipas tyre Bardhi vlen dyfishin e kësaj shume.
“Në moshën 22-vjeçare futbollisti i ri shkupjan i refuzoi të gjitha ofertat. Ai kishte edhe një ofertë tjetër nga La Liga, si dhe një ofertë me vlerë prej 3 milion euro nga Bundelsiga. Megithatë ai vendosi të luaj për Levante, skuadër kjo që pagoi 1.5 milion euro. Vetëm dy ditë pasi filloi të punoj me kolegët e tij të ri, ai dëshmoi se bëhet fjalë për një futbollistë shumë cilësor, se dallohet, ndërsa në ndeshjen e parë solli balanc në skuadër, organizonte aksione, lëvizte mjaft mirë në fushë, gjë kjo që do i shërbejë Levantes në ndeshjet kampionale” – shkruante Rodrigez, duke potencuar edhe faktin se Bardhi në kuadër të Evropianit të fundit për të rinj në Poloni realizoi dy gola dhe duke marrë përsipër të gjitha goditjet, qofshin ato nga goditjet e lira, penaltitë, apo rivëniet nga këndi.