Arlind Ajeti e ka të ardhmen e tij larg Torinos, por në Serinë A, pasi tashmë gjerat janë bërë serioze dhe e ardhmja e qendërmbrojtësit pritet të mësohet shumë shpejt.
Spal, Benevento dhe disa klube të Serisë B e duan qendërmbrojtësin, por duket se këtë garë po e fiton Krotone, që tashmë ka nisur bisedimet me klubin e Torinos për të huazuar Ajetin shkruan eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio.
Qendërmbrojtësi i Shqipërisë ka edhe tre vite kontratë ne Torinon, por trajneri Mihajloviç nuk e ka në planet e tij as për këtë sezon, ndaj edhe e kishte lënë jashtë ekipit reprezentuesin shqiptarë.