Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Prilepi, Ezgjan Alioski ka pranuar një çmim të ri, duke marrë më shumë vota nga gazetarët dhe futbollistët si “Debutues i vitit” në kampionatin elitarë zviceran.
25-vjeçari ishte njëri ndër futbollistët më të mirë te skadra e Luganos gjatë edicionit të fundit, duke realizuar 16 gola në kampionat dhe duke asistuar në 14 gola të tjerë.
Pikërisht këto paraqitje të shkëlqyeshme me fanellën e Luganos, bënë që ai të transferohet në Angli te skuadra e Lids Junajtedit, me të cilën skuadër nënshkroi kontratë deri në vitin 2021.
Ai që në start po dëshmon kualitetet e tij të larta me fanellën e Lids Junajtedit, për të cilën skuadër realizoi edhe një gol në ndeshjen kontrolluese ndaj Eibar, në të cilën ndeshje skadra e tij pësoi disfatë me rezultatin 4:2.