Trakai – Shkëndija, pjesa e parë mbyllet me barazim 1:1 (VIDEO)

Është mbyllur me barazim 1:1 pjesa e parë e ndeshjes së parë të turit të tretë eliminatorë të Liga Evropa ndërmjet Trakai dhe Shkëndijës, që në këto momente po zhvillohet në  në stadiumin “LFF” në Vilnius.

Vendasit që në minutën e parë me anë të golashënuesit të tyre më të spikatur, Maksim Maksimov kaluan në epërsi, mirëpo me kalimin e kohës Shkëndija arriti që të konsolidojë rradhët e veta dhe të vendos barazpeshë në fushën e blertë, madje në disa momente duke qenë edhe kundërshtarë më i mirë.

Ata barazuan rezultatin në minutën e 40-të me anë të brazilianit Zhunior, i cili mjaft mirë u gjetë nga ana e kapitenit Ferhan Hasani në zonën kundërshtare, ndërsa duke tejkaluar edhe portierin vendas, arriti që të shënojë për rezultat 1:1.

Këtij goli i parapriu edhe një shtyllë, që shpëtoi vendasit nga një kthesë totale e rezultatit. Kështu pas 45 mintave të para, Trakai – Shkëndija po luajnë me rezultatin e barabartë 1:1.

Leave a Reply