Milani e ka nsiur me fitore aventurën e saj evropiane. “Rossonerët” në ndeshjen e tyre të parë evropiane pas plotë 1234 ditëve mundën ekipin rumun të Krajovës në transfertë me rezultatin minimal 1:0.
Autorë i golit të vetëm për “kuqezinjtë” nga Milano ishte përforcimi i tyre i kësaj vere Rikardo Rodrigez, i cili shënoi një super gol një minutë para fundit të pjesës së parë. Kur të gjithë prisnin një harkim nga ana e zviceranit, ai vendosi që të godas drejtpërdrejtë nga gjuatja e lirë, që ishte në formë të rivënies së shkurtuar nga këndi.
Përveç Rodrigez në këtë ndeshje nga futbollistët e rinj të ardhur gjatë afatit kalimtarë të verës, luajtën edhe Musakio, Kesie dhe Borini, që e nisën ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa në pjesën e dytë në lojën u inkuadruan edhe Andrea Konti si dhe Andre Silva që zëvendësuan Ignasio Abaten, gjegjësisht, Fabio Borinin.