Skënderbeu është mundur 2:1 nga Mlada Boleslav në ndeshjen e parë të turit të tretë të Liga Europa, rezultat ky që ju jep shpresa korçarëve se në ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena” do të mund të përmbysini epërsinë e çekëve dhe të kualifikohen për në fazën “play-off”.
Golin e parë Skënderbeu e pësoi tre minuta para fundit të pjesës së parë, kur Kramosta shfrytëzoi në maksimum dhuratën e Micit dhe me një goditje precize nga brendia e zonës shënoi në rrjetën e Orgeh Shehit për rezultat 1:0.
Ky rezultat ishte valid deri në minutën e 86-të, kur në skenë doli Liridon Latifi, i cili i ndihmuar edhe nga një futbollistë kundërshtarë me një goditje nga distanca arriti që të mposhtë portierin vendas Divis.
Mirëpo gëzimi i skuadrës korçare zgjati shumë pak kohë, pasi në aksionin e rradhës vendasit arritën që të shënojnë golin e epërsisë me anë të Jonas, i cili realizoi një gol mjaft të bukur me thembër.
Ndeshja e kthimit në program është pas një jave në “Elbasan Arena”, atje ku të besuarit e Ilir Dajës do të kërkojnë të bëjnë mrrekullinë.