Milani pas saktësisht 1234 ditëve u kthehet ndeshjeve në Europë. Ekipi i drejtuar
nga Vinçenzo Montella që shkëlqeu në merkaton e kësaj vere, duke afruar në skuadër shumë emra të rinj, tashmë duhet të tregojë fuqinë e saj edhe në fushat e futbollit.
Pas 3 stinoresh “rossonerët” i kthehen Europës përmes kualifikimeve në Liga Europa, ku sonte (20:00) do të jenë mysafir të Krajovës në Rumani.
Milan do të kërkojë që të kalojë këtë fazë kualifikuese dhe të arrijë ndeshjet e “Play-Off”, dhe më pas edhe grupet e Liga Europa.
Në ndeshjet kualifikuese të Liga Europa, Montella nuk do të mund të llogarisë në tre blerjet e mëdha, Bonuçi, Çalhanoglu, Bilja.