Skuadra lituaneze e Trakait edhe për herë të dytë ka kaluar në epërsi ndaj Shkëndijës në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Liga Evropa, dhe sërish me autorë të njëjtë, Maksim Maksimov.
Pas një gabimi të Egzon Bejtullait, Dorlej nga e majta mjaft mirë harkoi brenda zonës, ku më së miri u gjind Maksimov, duke shënuar edhe golin e dytë personal në këtë takim dhe të 7-tin këtë edicion të ndeshjeve në Liga Evropa.