Dardha ndër dardhë bie! Është kjo një fjali që përdoret nga të parët tanë dhe që vërtetë ka bazë, pasi një gjë të tillë na e dëshmoi mbrëmja e sotme në ndeshjet e Liga Evropa, ku djali i Rivaldos, ish yllit brazilian të Barcelonës, Rivaldinjo, shënoi një super gol bombë, që më parë nga distanca të ndryshme i shënonte edhe babai i tij me fanellën e Brazilit dhe Barcelonës.
Rivaldinjo që luan me Dinamo Bukureshtin në Rumani sonte shënoi një gol bombë ndaj Atletik Bilbaos në kuadër të ndeshjeve të turit të tretë eliiantorë të Liga Europa. Rivaldinjo po sa morri një top në gjysmëzonën kundërshtare vendosi të godas dhe nuk gaboi, pasi predha e tij përfundoi në rrjetën e portierit Hererin.
Rivaldinjo realizoi në minutën e 54-të, duke barazuar shifrat në 1:1 ndaj skuadrës së njohur spanjolle, që kishte avansuar që gjatë pjesës së parë me golin e realizuar nga Laporte.