Skuadra e Partizanit i rikthehet edhe një herë tjetër pistës së sulmuesit që është në pronësi të skuadrës së Lacios, Brajan Perea. Kolumbiani edhe për sezonin e ardhshëm nuk është në planet e drejtuesve të klubit dhe këta të fundit janë duke u munduar të gjejnë një skuadër ku futbollisti i tyre do të ketë më shumë hapësira.
Sipas “lazioneës24”, i vetmi klub që ka shfaqur një interesim konkret për të marrë shërbimet e futbollistit 24- vjeçar është Partizani.
Vendi i lënë bosh pas largimit të Ekuban duhet plotësuar dhe Perea duket se kënaq shijet e Moxhit, i cili po zhvillon merkaton e kuqe, por edhe të trajnerit të sapoemëruar, ish “juventinit”, Marko Iuliano që duket se ka njohje për futbollistin.
Klubi lacial duket se është gati ta mbyllë këtë marrëveshje sa më shpejt, por do të jetë edhe dëshira e vetë futbollistit vendimtare në një transferim të mundshëm.
Duket se Lacio nuk dëshiron të fitojë asgjë nga kartoni i tij, pasi edhe për një tjetër vit, Perea del lojtar i lirë.