ZYRTARE, Fatih Terim nuk është më trajner i kombëtares turke

Seleksionuesi i Kombëtares së Futbollit të Turqisë, Fatih Terim, ka lëshuar postin e trajnerit, vetëm dy javë pasi ishte përfshirë në një rrahje masive në një restorant në Adana, njoftuan nga Federata Turke e Futbollit.

63-vjeçari Terim, ndryshe i njohur në vendlindjen e tij me nofkën “Imperatori”, ishte filmuar se si rrahet me një pronar të një lokali së bashku me dhëndërin e tij, ku si pasojë 5 persona ishin dërguar në spital.

FATIH TERIM PËRFSHIHET NË NJË SHERR MASIV (VIDEO)

Video inçizimet ishin shpërndarë nëpër të gjitha televizionet turke, ndërsa nga Federata e Futbollit të këtij vendi, potencuan se pikërisht kjo rrahje në të cilën ishte përfshirë drejtëpërdrejtë edhe trajneri Fatih Terim, ishte arsyeja e ndarjes me trajnerin më të suksesshëm të të gjitha kohërave në futbollin turk.

Pritet që së shpejti Federata Turke e Futbollit të gjejë pasuesin e Fatih Terim, i cili së fundmi me Turqinë luajti në Evropianin e Francës, mirëpo duke mos arritur ndonjë rezultat lakmues.

Leave a Reply