Lorik Cana mund ti rikthehet futbollit, edhe atë në shtetin e tij të zemrës, Shqipërinë, për fanellën e së cilës kombëtare dha shumë djersë dhe u bë shumë i njohur në mesin e gjitha shqiptarëve ane mbanë Botës.
Ai pasi u pensionua nga futbolli aktiv, po shijon jetën e tij me familje, mirëpo bagazhi i tij në të kaluarën dhe eksperienca që ka Lorik Cana, nuk e lëjnë atë për shumë kohë të lirë, pasi është Safet Gjici, presidenti i skuadrës kampione të Shqipërisë, Kukësit, që do i ofronte atij për të marrë postin e trajnerit, pas shkarkimit të Ernest Gjokës.
Një gjë e tillë doli në skenë pas deklaratës së Skënder Gegës se nuk pranon të jetë trajner i Kukësit.
“Sport Ekspres” raporton se klubi i Kukësit, ka filluar bisedimet me Canën që të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje. Në rast se pranon një gjë të tillë, atëherë do të ishte kjo eksperienca e parë për Canën në rolin e trajnerit.