Albian Ajeti rrugës për të ndjekur hapat e vëllait të tij më të madh, Arlind Ajeti. Albiani është pranë transferimit te skuadra e Serie A, SPAL.
Vëllai i vogël i Arlind Ajetit, ndiqet me interes nga klubi i inkuadruar në elitën e futbollit italian, i cili prej kohësh ka filluar negociatat me futbollistin dhe klubin e tij St.Gallenin, skuadër kjo që zotëron kartonin e sulmuesit kosovar.
Gazetari i njohur për çështjen e transferimit të futbollistëve në “Serie A”, Gianluca Di Marzio raporton se ka një akord parimor mes palëve për transferimin e futbollistit në Itali, por të shtunën do të zhvillohet një takim tjetër që do të sqarojë përfundimisht detajet e kësaj marrëveshje, pasi nuk dihet nëse do të bëhet me formulën e huazimit apo shitjen e kartonit.
Ish sulmuesi i Augsburgut dhe Bazelit ka pasur një sezon të mirë te St.Galleni, për të cilën skuadër në 29 ndeshje kampionale realizoi 10 gola.