Bastet për një ndeshje futbolli janë nga më të ndryshmet. Mirëpo ajo që vjen nga Franca, vërtetë ka tejkaluar të gjitha kufijtë. Bëhet fjalë për një bastë të vënë nga ana e kryetarit të Bashkisë së Mont-de-Marsan (Francë), lidhur me ndeshjen e paharrueshme të edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve Evropian midis Paris Sne Zhermenit dhe Barcelonës.
Kryebashkiaku Charles Dayot pas fitores së thellë 4:0 të parisienëve në ndeshjen e parë të zhvilluar në Francë, në profilin e tij në “facebook” kishte shkruar se do të hante një mi në rast se Barcelona do të arrinte të eleminonte Paris Sen Zhermenin në ndeshjen e dytë që u zhvillua më pas në “Kamp Nou”.
Mirëpo për fatin e tij të keq skuadra spanjolle arriti që të përmbys rezultatin e ndeshjes së parë, duke mundur PSZH para tifozëve të vetë me reuzltatin 6:1.
Vërtetë një bast i rënë ky i humbur nga ana e Dayot, të cilit iu deshën katër muaj për të kapërdirë humbjen, mirëpo megjithatë vendosi që të mbajë fjalën e dhënë.
Ai u ul në një tavolinë përpara kamerave dhe para një numri të madh qytetarësh, që ishin mbledhur për rreth tij, për të shikuar nëse vërtetë do të mbajë fjalën e dhënë, ai e hëngri miun, ndërsa pasi bëri një gjë të tillë, tha: “Ka shijen e një lepuri”.