Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike, ka njoftuar lajmin më të madh në futbollin botëror përmes profilit të tij në “Tëitter”. Reprezentuesi spanjoll kishte postuar një foto të tij bashkë me brazilianin Nejmar, ku kishte shkruar, “Ai mbetet”.
Kohëve të fundit rreth të ardhmes së Nejmar u ngrit mjaft pluhur, pasi u mësua se Paris Sen Zhermeni ishte i gatshëm të paguajë klauzolën e brazilianit me Barcelonën, që kapte shifrën prej 222 milion euro.
Mirëpo edhe përkundër kësaj shume të ofruar, Nejmar kishte refuzuar të transferohet në Paris.
Më herët gjatë ditës u kuptua se Nejmar ishte bindur nga ana e shokëve të tij më të afërët në klubin “katalunas”, ndërsa një ndër ta pa dyshim se është edhe Lionel Messi, i cili në profilin e tij personal në “Tëitter” kishte fshirë të gjitha fotot e tij që kishte pasur me brazilianin Nejmar.
Një gjest i tillë nga ana e argjentinasit u interpretua si shenjë, që Nejmar po largohet nga “Kamp Nou”.