Jasir Asani edhe përfundimisht sezonin e ri futbollistik nuk do të veshë fanellën e FC Shkupit, pjesë e së cilës skuadër ishte në 6 muajt e fundit. Ai ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë te skuadra e Pobedës nga Prilepi, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë 6 mujore, me opcion që të njëjtën ta vazhdojë në rast se të dyja palët mbeten të kënaqura.
Ndryshe Asani është një fëmijë i Vardarit, që pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Vardari, ndërsa 6 muajt e fundit në formë huazimi luajti te FC Shkupi.
Nga 01 korriku ai mbeti një futbollist i lirë, ndërsa edhe përkundër dëshirës së drejtuesve të skuadrës nga Çairi për të vazhduar bashkëpunimin, Asani vendosi që ti thotë “PO”, Pobedës, skuadër e cila ka përfituar një futbollist mjaft cilësorë.
Asani në elitën e futbollit vendor ka zhvilluar gjithsej 78 ndeshje, 65 prej të cilëve me Vardarin, ndërsa 13 ndeshje kishte zhvilluar edhe me fanellën e FC Shkupit, për të cilën skuadër kishte realizuar edhe 3 gola.