Jasir Asani edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Pobedës. Futbollisti shkupjan me skuadrën nga Pprilepi nënshkroi kontratë 6 mujore, me mundësi vazhdimi edhe për 6 muaj të tjerë.
Ai menjëherë pasi u prezantua nga ana e presidentit të klubit, Goce Ingilizov, dha edhe deklaratën e parë si futbollist i Pobedës.
“Vendosa të vi te Pobeda dhe të bëjë një hap para në karrierën time. Te Pobeda kam shumë miq me të cilët kam luajtur më parë. Këtu mes tjerash është edhe Geshoski, legjenda e futbollit në Maqedoni. Dua që këtë vit me Pobedën të arrijmë kualifikimin në Evropë, pasi skuadra nga Prilepi ka një skuadër shumë të mirë dhe besoj se sezonin e ardhshëm do të arrijmë sukses” – tha Jasir Asani në prononcimin e tij të parë si futbollist i Pobedës nga Prilepi.
22-vjeçari Asani së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit, te e cila skuadër luajti në formë huazimi për 6 muaj, ndërsa në 13 ndeshje me fanellën e skuadrës nga Çairi realizoi 3 gola.