Enis Bardhi po përjeton ndër momentet e tij më të mira në karrierë. Shkupjani 22-vjeçar, i cili këtë verë u transferua te skuadra spanjolle e Levantes, ka arritur që të shënojë edhe golin e dytë personal në ndeshjen e tij të tretë të zhvilluar me fanellën e skuadrës nga Valencia.
Bardhi shënoi në miqësoren e sotshme që Levante e zhvilloi ndaj skuadrës së Kadiz, në të cilën në fund realizoi fitore me rezultatin 2:1.
Enis Bardhi realizoi në minutën e 55-të duke shënuar një super gol nga gjuajtja e lirë për rezultat 2:0, teksa autorë i golit të parë për Levanten ishte Kampanja. Golin e vetëm për Kadizin e realizoi Romera në minutën e fundit të takimit.
Rikujtojmë Enis Bardhi realizoi edhe në ndeshjen e para 4 ditëve, kur realizoi në ndeshjen e tij debutuese ndaj skuadrës së La Nucia.
LEVANTE – CADIZ 2:1 |
Golat: 1-0, min. 15: Campaña. 2-0, min. 55: Bardhi. 2:1, min.90 Romera. |
LEVANTE: Raúl, Luna, Iván, Chema, Postigo, Verza, Bardhi, Campaña, Rubén, Jason, Álex Alegría. |
Zëvendësimet: Shaq Moore, Pedro, Saveljich, Kaiser, Toño, Pepelu, Espinosa, Lerma, Morales dhe Borja. |
CÁDIZ: Cifuentes, Carpio, Marcos Mauro, Servando, Brian; Abdullah, José Mari; Nico, Álvaro, Perez; Barral. |
Zëvendësimet: David, Eddy, Garrido, Imaz, Rubén Cruz, Nico, Álvaro, Carpio y Romera. |