Sileksi mundi Gostivarin në miqësore

Gostivari dhe Sileksi të shtunën në stadiumin e qytetit në Gostivar kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve që të dyja skuadrat po i zhvillojnë në prag të sezonit të ri futbollistik.

Ishte skuadra e Ligës së Parë, ajo që në fund morri fitore 2:1, edhe pse edhe Gostivari la përshtypje të një skuadre mirë të organizuar, e cila mund të luaj një rol të veçant në Ligën e Dytë – Perëndim.

Golin e vetëm për këtë skuadër e realizoi përforcimi i kësaj vere Filip Despotovski nga gjuajtja e lirë, derisa autorë të golave për Sileksin ishin Blagojeviç dhe Djordjeviç.

Për Sileksin ishte kjo ndeshja e tretë kontrolluese, pas atyre me Sileksin (1:1) dhe Sasa-n (1:0), ndërkohë në anën tjetër për Gostivarin ishte kjo përballja e dytë miqësore, pas asaj me Renovën, në të cilën kishte pësuar disfatë me rezultatin 5:2.

Leave a Reply