Është mbyllur me barazim 2:2 pjesa e parë e ndeshjes midis Paris Sen Zhermenit dhe Totenhamit, që në këto momente po zhvillohet në “Camping Ëorld Stadium” në Orlando, në kuadër të International Champions Cup.
Të dyja skuadrat nga dhuruan një super ndeshje gjatë këtyre 45 minutave të para, ku përveç golave të shënuar krijuan edhe disa raste tjera shënimi.
Kavani kaloi në epërsi parisienët vetëm pas 6 minutave lojë, duke shfrytëzuar në maksimum pasimin e saktë nga ana e Rabiot, ndërsa këtij goli në mënyrë bombastike iu kundërpërgjigjë danezi Eriksen vetëm 6 minuta më pas, duke lëshuar një predhë të vërtetë në drejtim të portës kundërshtare, që përfundoi në rrjetën e Trapp.
Falë një gabimi të këtij të fundit, Totenhami në minutën e 18-të kaloi për herë të parë në epërsi, kur Dajer topin e devijuar të portierit kundërshtarë e dërgoi në rrjetë, teksa që skuadrat të shkojnë në pushim me barazim, u përkujdes Havier Pastore, me golin e realizuar në minutën e 38-të.