Arbitri gjerman, Daniel Zibert është përzgjedhur nga ana e UEFA-s për të referuar ndeshjen e turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian, midis Vardarit dhe Kopenhagenit në Shkup.
33-vjeçari Zibert do të jetë kryesori i këtij takimi, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Jan Zidel dhe Lase Kozlovski, derisa arbitër i katërt do të jetë Martin Petersen.
Ndeshja e parë e turit të tretë eliminatorë midis Vardarit dhe Kopenhagenit në program është të martën (25 korrik) në “Telekom Arena” në Shkup me fillim në ora 20:00.