Arbitër irlandez do të drejtojnë ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë midis ekipit lituanez, Trakai dhe Shkëndijës. Fjala është për Nil Dojll, i cili do të jetë kryesori i këtij takimi, që në program është këtë të enjte.
Dojll është një emër i njohur për opinionin tonë, pasi ai më parë i kishte referuar edhe Rabotniçkit në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kampionëve, kur me 23 korrik të vitit 2014 “romantikët” kishin pësuar në transfertën ndaj HJK Helsinkit, skuadër këtë, të cilën Shkëndija e eliminoi në raundin e dytë të Liga Evropa.
Përveç këtij takimi arbitri nga Dublini, Nil Dojll u kishte referuar edhe futbollistëve shpresa të Maqedonisë në eliminatoret për Evropianin në Poloni këtu në Shkup ndaj Islandës, ndërsa gjithashtu kishte qenë arbitët kryesor edhe në takimin miqësor mes përfaqësueseve A të Maqedonisë dhe Iranit, në të cilën ndeshje “verdhekuqtë” kishin pësuar disfatë me rezultatin 3:1.