Skuadra kampione e Italisë, Juventusi ka zyrtarizuar së fundmi tre afrime në ekip, mes tyre edhe një futbollist shqiptar.
“Bardhezinjtë” i kushtojnë shumë rëndësi elementëve të rinj dhe kërkojnë për ta në çdo vend. Edhe vjet ata morën Andi Zeqirin nga Zvicra, por sulmuesi këtë verë zgjodhi të kthehej te Lozana, që i ofroi një vend në ekipin e parë.
Ndërkohë tashmë sërish nga Zvicra, “Zonja e Vjetër” ka afruar Qëndrim Kamberajn, i cili luan si sulmues qendror dhe anësor.
Këtë vit ai do të luajë me ekipin e të rinjve, aty ku do të vëzhgohet me kujdes nga drejtuesit e klubit.
Kamberaj ka lindur në Lucern, ndërkohë që luan me Zvicrën U18, për të cilën përfaqësuese në dy ndeshje ka shënuar një gol.