Pak më parë është mbyllur super ndeshja midis Milanit dhe Bajernit të Munihut në kuadër të “International Champions Cup”. Në këtë ndeshje u shfaq një Milan i fikshëm, një Milan pragmatist dhe cinik, që me shumë mençuri administroi lojën, duke marrë në fund një fitore të madhe, 4:0.
Pjesa më e madhe e golave u shënuan gjatë pjesës së parë, kur “rossonerët” shënuan tre herë në rrjetën e Fruchtl, me autorë Frank Kesie (14’) dhe Patrik Kutrone (25’, 43’).
Bashkë me këtë të fundit sulmin milanez e udhëhoqën edhe Niang dhe Borini, derisa mesfusha gjatë pjesës së parë iu besua futbollistëve si Bonaventura, Montolivo dhe Kesie. Në mbrojtje Montella vendosi të inkuadrojë në lojë Abaten dhe Rodrigez si anësorë, derisa Musakio dhe Zapata mbuluan qendrën para portierit Xhanluixhi Donaruma. Në anën tjetër Ançeloti e nisi ndeshjen me një formacion shumë të fortë, ku mungonte vetëm portieri Nojer, derisa në pjesën e dytë te “bavarezët” në lojë u inkuadrua edhe përforcimi më i bujshëm i tyre, Hames Rodrigez.
Ndërkohë te Milani debutimin e tij gjatë pjesës së dytë e pati edhe përforcimi më i madh i tyre, Leonardo Bonuçi, ndërsa gjithashtu për herë të parë luajtën edhe Andrea Konti dhe Lukas Blija, derisa gjithashtu në lojë u inkuadruan edhe dy përforcimet e tjera të verës, Andre Silva dhe Hakan Çalhanoglu, i cili në minutën e 85-të shënoi edhe golin e katërt për Milanin, duke vendosur njëherit edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Milan 4, Bajern Munih 0.
MILAN-BAJERN MUNIH 4:0 |
Golashënues: 14′ Kessié, 25’dhe 43’Kutrone, 85’ Çalhanoglu. |
Arbitër: Ai Kun. |
MILAN (4-3-3): Donnarumma G. (79′ Donnarumma A.); Abate (46’ Conti), Zapata (63′ Bonucci), Musacchio (78’ Paletta), Rodriguez R. (63’ Antonelli); Kessié (79’ Sosa), Montolivo (46’ Biglia), Bonaventura (79’ Mauri); Niang (78’ Gomez), Cutrone (46’ Silva), Borini (63’ Calhanoglu). |
Në bankinë ishin edhe: Storari, Gabbia, Crociata, Zanellato, Bacca. |
Trajner: Vincenzo Montella. |
BAJERN MUNIH (4-2-3-1): Fruchtl; Rafinha, Alaba, Hummels (46’ Sanches), Bernat (29′ Friedl); Tolisso, Martinez; Coman, Muller, Ribery (46’ Rodriguez J.), Leëandoëski. |
Në bankinë ishin edhe: Starke, Fruchtl, Dorsch, Gotze, Hofmann, Pantovic, Wintzheimer.
Trajner: Carlo Ancelotti. |