Portieri polak, Vojçeh Shçesni para disa ditëe edhe zyrtarisht u bë pjesë e kampionëve të Italisë, Juventusi. Pas nënshkrimit të kontratës, Shçesni menjëherë iu bashkua skuadrës së tij të re, te e cila skuadër do të bartë fanellën me numër 23.
Megjithatë si duket në rradhët e Juventusit nuk e dinë se si shkruhet saktë emri i portierit polak, në fanellën e të cilit e ksihin shkruar “Szczesney”, edhe pse emri i tij i drejtë duhet të shkruhet në këtë mënyrë “Szczesny”.
Ai dy sezonet e fundit në formë huazimi i kaloi te Roma, ashtu që këtë verë u rikthye te Arsenali. Drejtuesit e Romës kërkuan për të blerë kartonin e portierit polak nga Arsenali, mirëpo ishte vetë Shçesni që nuk pranoi një gjë të tillë, ndërsa vetëm pas pak kohe ai pranoi ofertën e Juventusit.
Edhe pse vetë Shçesni e ka të qartë se Bufon është portieri numër 1 te skuadra “bardhë e zi”, ai vendosi që të pranojë të bëhet pjesë e tyre, duke pasur parasysh se Bufon me shumë gjasa pas edicionit 2017/2018 do të kalojë në pension.