Messi, Suarez dhe Pike bindin Nejmarin të qëndrojë te Barcelona!

Futbollistët e Barcelonës po bëjnë çmos për të bindur brazilianin Nejmar, që në qëndrojë në “Kamp Nou”, njofton RAC1, përcjellë “infOSport.mk”.

Tre nga liderët e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Zherard Pike kanë bashkuar forcat për të bindur numrin 11-të, për të mos ndryshuar mjedis.

Sipas mediave spanjolle, nëse Barcelona do të transferonte brazilianin Kutinjo nga Liverpulli, një gjë e tillë do të gëzonte Nejmar dhe do të bënte që ai të ndryshojë mendje.

Ish futbollisti i Santos nuk është i kënaqur me mungesën e brazilianëve në rradhët e Barcelonës, ndërsa ish shoku i tij i mëparshëm te skuadra “katalunase”, Daniel Alvesh për çdo ditë e fton atë te PSZH-ja.

Sonte Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e parë në tokën amerikane kundër Juventusit, ndeshje kjo që starton saktësisht në ora 00:00.

Leave a Reply