Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani është shfaqur i kënaqur në konferencën për shtyp para mediave finlandeze. Osmani ka uruar futbollistët për arritjen, ndërsa vlerëson se pas pjesës së parë jo aq të mirë, në vazhdim ekipi gjeti ekuilibrin dhe arriti të shfaqet në nivelin e duhur.
“Jemi të lumtur pasi u kualifikuam në raundin e tretë të Liga Evropa. Ky gëzim është edhe më i madh se e kaluam ekipin e Helsinkit, të cilin e respektojmë dhe e vlerësojmë shumë. Urime futbollistëve të mi për lojën që e treguan sot, edhe falemenderit për mikëpritjen e Helsinkit” – tha Osmani në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë, ku theksoi se me Shkëndijën ai do të mundohet të shkojë sa më larg këtë edicion në ndeshjet e Liga Evropa.