Është hedhur shorti për sezonin e ri në elitën e futbollit spanjoll, pjesë e së cilën nga sezoni 2017/2018 do të jetë edhe futbollisti shqiptarë, Enis Bardhi.
Talenti shkupjan ditë më parë nga Ujpeshti u transferua te Levante, skuadër kjo e cila sezonin e ri do ta nisë me ndeshjen në transfertë ndaj Viljarealit.
Enis Bardhi gjatë ditës së djeshme kishte edhe debutimin e tij me fanellën e Levantes, për të cilën skuadër shënoi në miqësoren ndaj skuadrës së La Nucia.
Kampionët në fuqi të Realit të Madridit sezonin e ri do ta nisin në transfertë ndaj Deportivo Lakorunjës, derisa Barcelona në “Kamp Nou” do të mirëpret Real Betisin.
Ndeshjet e javës së parë në La Liga janë paraparë të zhvillohen me 20 gusht.
Orari i ndeshjeve të javës së parë në La Liga: