Përforcimi më i fundit i Realit të Madridit, Dani Sebajos, edhe zyrtarisht është prezantuar sot në “Santiago Bernabeu”. Mesfushori andaluzian morri numrin 24, që ishte i lirë që nga viti 2015-të e këndej, kur për herë të fundit këtë numër mbante veshur, Asier Ilaramendi.
20-vjeçari zgjodhi Realin e Madridit, pas një sezoni të fuqishëm që bëri me Betisin sezonin e kaluar si dhe me përfaqësuesen e Spanjës në kuadër të Evropianit për të rinj.
“Sot do të prezantojë jë futbollist, i cili do të na ndihmojë që ti realizojmë qëllimet tona. Një futbollist i cili do të jetë një figurë e rëndësishme për të ardhmen e klubit tonë” – tha Florentino Perez gjatë prezantimit të mesfushorit spanjoll.
“Fillimisht dua të falënderojë presidentin për besimin e dhënë. Nuk mundesha të refuzojë Realin e Madrid. Që nga fëmijëria ëndërrojë të jem pjesë e këtij klubi. Do të luftojë për këtë fanellë deri sekondën e fundit, duke u munduar që të bëjë historinë e klubit edhe më të madhe. Hala Madrid!”, – tha Dani.
Pas ceremonisë së prezantimit, Dani Sebajos doli në fushën e blertë në “Santiago Bernabeu”, ku e mirëpritën qindra tifozë të Realit.