Skuadra përfaqësuese e Maqedonisë në Ligën e Kampionëve Evropian, Vardari, të martën arriti një sukses të madh, duke eliminuar skuadrën suedeze të Malmes në kuadër të turit të dytë eliminatorë. Ishte kjo hera e parë, pas plotë 11 viteve që një skuadër nga Maqedonia arriti të kalojë këtë raund, duke u kualifikuar për në raundin e tretë, ku kampionët në fuqi të Maqedonisë, i pret përballja ndaj danezëve të Kopenhagen.
Vardari me eliminimin e Malmes siguroi një shumë prej 1.2 milion euro, ndërsa ndaj Kopenhagës do të luftojë për shifra milionëshe, duke pasur parasysh se kualifikimi në grupet e Liga Evropa, “kuqezinjëve” nga Shkupi do ju sigurinte edhe 2.6 milion euro të tjera, ndërsa kualifikimi eventual në grupet e Ligës së Kampionëve Evropian, Vardarit do i siguronte një shifër marramendëse, për kushtet e futbollit tonë vendor, plotë 12.7 milion euro.