Blerim Xhemaili ka rezultuar deçiziv për ekipin e Montreal Impakt, skuadër kjo e cila falë golit të shënuar nga ana e futbollistit shqiptarë, shënoi fitore 2:1 në ndeshjen e javës së 20-të ndaj Filadelfia Union.
Xhemaili golin e fitores e realizoi gjatë pjeës së dytë, pasi pjesa e parë ishte mbyllur me barazimin 1:1.
Salazar kishte kaluar në epërsi Montrealin, para se Pikolt të barazonte shifrat për Filadelfian, teksa futbollisti nga Bogovina e Tetovës me një super gol të shënuar në minutën e 51-të i siguroi tre pikët e plota skuadrës së tij, që pas 18 xhirove të zhvilluara ndodhet në pozitën e 8-të në Konferencën e Lindjes.
Ndryshe për Xhemailin ishte ky goli i katërt në paraqitjen e tij të 8-të me fanellën e Montreal Impact në kuadër të MLS.