Shkëndija pas barazimit 1:1 në transfertën ndaj Helsinkit në Finlandë, zyrtarisht siguroi një vend për në ndeshjet e raundit të tretë eliminatorë të Liga Evropa, ku “kuqezinjtë” për kundërshtarë do të kenë skuadrën lituaneze të Trakai.
Këta të fundit në një ndeshje shumë interesante eliminuan suedezët e Norçepingut, edhe atë vetëm pas ekzekutimit të penaltive, pasi ndeshja e dytë e zhvilluar sot në Lituani u mbyll me fitoren e vendasve, 2:1, një rezultat ky i njëjti sikurse ai i para një jave, kur Norçepingu kishte shënuar fitore para tifozëve të vetë.
Rezultatet identike bënë që kjo ndeshje të ju drejtohet penaltive, ku më të suksesshëm dolën futbollistët e Trakai, që ishin të pagabueshëm, duke realizuar të gjitha 5 gjuajtjet, ndërsa në anën tjetër suedezët realizuan vetëm 3, duke gabuar në një rast, edhe atë me anë të Smith.
Ndeshjen e parë të raundit të tretë ndaj Trakai, Shkëndija do ta zhvillonte si mysafir me datë 27 korrik, derisa ndeshja e kthimit në program do të jetë një javë më pas në vendin tonë.