Pasi Çelzi vendosi të transferojë Alvaro Moratan, largimi i Diego Kostës është çështje ditësh. Ai para disa ditësh përmes një video shihej se si kishte veshur fanellën e Atletiko Madridit, duke bërë për të kuptuar se ditët e tij te Çelzi kanë mbaruar.
Megjithatë duke pasur parasysh dënimin e skuadrës spanjolle nga ana e FIFA-s që nuk e lejon për të transferuar futbollistë të rinj deri në vitin 2018-të, çështja Diego Kosta mbetet pezull. Në njërën anë Antonio Konte i kë bërë me dije se nuk llogaritë në shërbimet e tij, ndërsa në anën tjetër Atletiko Madridi nuk mund ta transferojë në këto momente.
Megjithatë sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, së fundmi në skenë ka dalë edhe Milani, skuadër kjo që dëshiron të huazojë atë për 6 muaj, në mënyrë që sulmuesi të mos ngële pa luajtur gjatë kësaj periudhe.
Mbetet të shohim nëse drejtuesit e rinj të Milanit do të gjejnë akordin me Çelzin për një huazim të tillë, duke afruar në këtë mënyrë një super sulmues në rradhët e tyre.