Sot në fushë zbresin futbollistët e Shkëndijës, të cilët edhe pse kanë marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, nuk shihen si favoritë nga kompanitë e basteve.
Kështu, për tetovarët që luajnë në orën 18:00, kompania e basteve “Lottosport” e kuoton fitoren e tyre me koeficientin 3.90. Kujtojmë që Shkëndija e ka fituar ndeshjen e parë në Strumicë me rezultatin 3:1.
Për dallim nga fitorja e Shkëndijës që kuotohet me këtë koeficient të lartë, fitorja e Helsinkit kuotohet me 1.90, derisa një barazim mes këtyre dy skuadrave nga bastoret kuotohet me koeficientin 3.30.