Kapiteni i Shkëndijës ka folur lidhur me takimin e sotshëm, që skuadra e tij do ta zhvillojë kundër Helsinkit në tokën finlandeze. Skuadra tetovare në ndeshjen e parë në Strumicë kishte shënuar fitore me rezultatin 3:1, mirëpo siç potencon edhe vetë kapiteni i “kuqezinjëve”, Shkëndija nuk do ta ketë të lehtë në ndeshjen e kthimit.
“Vijmë këtu me rezultat pozitiv, por që nuk don të thotë se do ta kemi të lehtë. Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. E marrim takimin me seriozitet dhe shpresoj që me angazhim maksimal të kualifikohemi në raundin tjetër“, u shpreh kapiteni Ferhan Hasani në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë.