Shkëndija eliminoi Helsinkin, ndërsa festa në mesin e futbollistëve “kuq e zi” ishte e madhe pas këtij suksesi të rradhës, ku skuadra tetovare vazhdon pa disfatë ndeshjet në Liga Evropa.
Pas 4 ndeshjeve Shkëndija ka 3 fitore dhe vetëm një barazim, këtë të fundit sot ndaj Helsinkit, një barazim ky shumë i ëmbël, pasi skuadrës së trajnerit Qatip Osmani i siguroi një përballje me skuadrën lituaneze të Trakai.
Një kundërshtarë ndoshta jo aq i lehtë, duke pasur parasysh se eliminoi suedezët e Norçeping, por megjithatë Shkëndija bazuar në paraqitjet e deritanishme mjaft bindëse, mund ta llogarisim si favoritë në letër.
Më poshtë shihni festën e futbollistëve të Shkëndijës në dhomat e xhveshjes pas përfundimit të ndeshjes me Helsinkin ku në qendër të vëmendjes ishte dyshja, Bazhe Todorovski – Ardian Cuculi.
We qualified
Публикувахте от KF Shkëndija в 20 юли 2017 г.